Ish-prefekti Plator Nesturi tha se sfidat në sistemin e drejtësisë janë ndër më të vështirat në proceset e reformimit institucional, duke theksuar se cilësia në drejtësi nis nga qeverisja dhe përgjegjësia e institucioneve shtetërore.
Sipas tij, proceset e reformave duhet të ecin përpara pa ndalesa, pasi bëhet fjalë për një rrugëtim të pandalshëm që ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e shtetit.
Nesturi shtoi se raporti i ardhshëm në qershor do të jetë një moment i rëndësishëm për vlerësimin e progresit, duke paralajmëruar se vonesat në këtë proces mund të përkthehen në humbje kohe për reformat.
“Nuk besoj se gjërat që janë të lehta dhe detyrat përpara janë të vështira. Drejtësia është një ndër më të vështirat, çështja e cilësisë në drejtësi nis nga qeveritarët, mënyra si nisin interpretimet në studio nuk duhet.
Në fund të ditës, pavarësisht metodologjisë, ne duhet të ecim dhe të mos kemi ndalesa. Faktikisht është një rrugëtim që nuk mund të ndalet, ka çështje që na ndihmojnë, edhe investimet nga BE hapen në sektorë të ndryshëm, por edhe lëvizja e lirë e të rinjve. Në qershor është raporti, aty ka një element shumë të rëndësishëm. Është kohë e humbur pastaj.”


