Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konferenca në Bruksel për integrimin/ Kamberi: Duhen aftësi bindëse të mëdha përballë negociatorëve

schedule20:29 - 26 Maj, 2026

schedule 20:29 - 26 Maj, 2026

Në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”.

Analisti Geron Kamberi tha në Real Story se kriteret e Kopenhagës, përfshirë kriterin politik, prokurimet publike, rendin, sigurinë dhe drejtësinë, mbeten ndër kapitujt më të vështirë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.



Sipas tij, procesi aktual i negociatave kërkon prova të qarta për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe aftësi të lartë bindëse përballë negociatorëve të BE.

“ Kriteri politik, prokurimet publike, rendi, siguria, drejtësia, pra kriteret e Kopenhagës, janë të përfshira dhe kjo përfshin zhurmën politike. Janë kapituj shumë të vështirë, qeveria shqiptare dhe pozicioni i saj kanë kaluar faza. Do të ketë një emër tjetër, COBAR, raporti përmbyllës i paketave.

Në momente të caktuara bëhet edhe e vështirë matja, që Shqipëria të tregojë prova të dukshme ndaj korrupsionit dhe krimit. Duhet një aftësi bindëse shumë e madhe përballë negociatorëve për të bindur mbi nivelin e realizimit.

Cilësia e këtij procesi, që justifikon edhe këtë ngecje, është roli dhe pesha që kanë marrë vendet anëtare. Në procesin e mëparshëm negociator, shtetet anëtare hynin në proces vetëm në fund, pasi ishte mbyllur.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!