Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miratimi i IBAR/ Muça: Rama fitoi sërish luftën politike! Nesturi: Opozita luajti pisët, BE e vendosur për t’u zgjeruar

schedule20:34 - 26 Maj, 2026

schedule 20:34 - 26 Maj, 2026

Gazetari Flogert Muça se me miratimin e IBAR, për negociatat e Shqipërisë me BE, kryeministri Edi Rama fitoi sërish luftën politike në vend.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Muça u shpreh se Shqipëria mund të kalojë edhe Malin e Zi.

Ndërsa analisti Plator Nesturi tha se BE është e vendosur për t’u zgjeruar.



Flogert Muça: Me audiencën që ka, besoj se është narrativa e duhur. Besoj se do mbesi i dyti. Ajo që është dezinformim i vazhdueshëm, ka një gjë, ne themi që këtu kemi të bëjmë me një problem, që nuk kalon IBAR për çështjen Balluku. Kjo narrativë bie nëse gazetarët, ose vullneti për të bërë media të drejtë, hyn dhe lexon kërkesat. Po të lexosh arsyet aty, nuk është arsye individi. Isha në Bruksel, pyetja një eurodeputet bullgar, nuk ka të bëjë me çështje individësh. Thotë doktori është çështja filan, thonë të gjithë është çështja filan. Ka betejë teknike dhe politike. Malazezët thonë, shqiptarët në qeveri atje, thonë se Shqipëria do na kalojë. Lufta politike është fituar sërish nga Edi Rama.

Plator Nesturi: Kemi opozitë që jo vetëm nuk ka ndihmuar, por ka bërë të kundërt. Ka luajtur pisët. Doktori këtë gjë ka. Ne nuk jemi për të parë qëndrimet e politikës shqiptare, por si po shkon rrjedha e integrimit të Shqipërisë në BE. BE tashmë është i vendosur për tëz gjeruar dhe për të zmadhuar hapësirën e vet edhe në Ballkanin perëndimor, pavarësisht problemeve që ka secili vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!