Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi në një moment të rëndësishëm”, Pedagogia: Konferenca në Bruksel do përcaktojë piketat përmbyllëse

schedule20:23 - 26 Maj, 2026

schedule 20:23 - 26 Maj, 2026

Në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit, i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”.

Pedagogia Arsejda Gjyli tha se raporti IBAR përfaqëson kalimin e piketave të ndërmjetme të integrimit europian dhe jo një “tabu” apo “herezi”, siç është interpretuar shpesh në terma politikë. Sipas saj, Shqipëria ndodhet në procesin real të integrimit në BE, ndërsa konferenca aktuale është një moment i rëndësishëm që do të përcaktojë piketat përmbyllëse dhe direktivat që BE do t’i lërë vendit.



 “IBAR përkthehet si raporti që ke kaluar piketat e ndërmjetme të integrimit. Në terma politikë e përkthyem si një tabu apo herezi, gjë që nuk është e vërtetë. Ne jemi në procesin real të integrimit, konferenca e sotme nuk është e vetmja.

Kjo konferencë do të përcaktojë piketat përmbyllëse — janë direktiva që BE do t’ia lërë Shqipërisë. Jemi në një moment të rëndësishëm.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!