Siç kishin premtuar, studentët shqiptarë në Tiranë i dhanë mbështetjen e tyre kolegëve të Shkupit.
Ata u shfaqën të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e veriut, gjuhën shqipe dhe trajtimin e tyre me dinjitet si element shtetformues.
Për Ballkan Update organziatorët në Tiranë thanë së do të jenë me ta deri në fund të misionit të tyre.
Në protestë nuk munguan edhe studentë nga Diaspora.
Joni kishte ardhur nga Lyon i Francës për të treguar solidaritet me kolegët e tij.
Besar Sejdiu, kryetar i unionit të studentëve në universitetin Nënë Tereza në Shkup u emocionua nga pritja e kolegëve, ndërsa tregon se familja e tij, e mbushur me ushtarë të luftës çlirimtare ndihet krenare për qëndrimin e tyre.
Marshimi i studentëve me flamuj kuq e zi, atë të uçk dhe Kosovës përfundoi përpara dyerve të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut me thirrjet “mos ma përktheni ëndrrën” dhe së bashku për “gjuhën shqipe”.


