Analisti Martin Leka ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te deklaratat dhe qëndrimet e Ervin Salianjit lidhur me proceset e brendshme në selinë blu. I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se Salianji po tregohet realist, teksa akuzoi kreun e PD-së, Sali Berisha, për kontroll total mbi partinë dhe manipulim të proceseve të brendshme.
Sipas Lekës, në Partinë Demokratike ka pasur “masakër votash”, ndërsa shtoi se Berisha e konsideron PD-në si pronë personale. Ai deklaroi se kreu demokrat nuk pranon garën e lirë dhe largon kandidatët që mund të marrin mbështetje brenda partisë.
“Salianji është kaq realist i tregon edhe Berishës se si dhe sa demokrat është. 30 vjet më parë masakra e votave, pas kësaj filloi masakra e demonstratës në sheshin Skënderbej, kjo tregon se sa demokratike është PD e Sali Berishës. Në PD, masakër votash. Berisha e do PD për të marrë me vete deri në fund. Për të patur pushtet në sado pak njerëz që do ketë.
Këtë e ka synim deri në pikën e fundit. Ai do ta zhgërryejë PD-në deri në pikën e fundit, ku të mos ketë asnjë përkrahje. PD është dhe do të jetë e Sali Berishës, e ka marrë si pronë të vetës. Nuk duron zgjedhjet, është një Bolshevik, i nxjerr nga gara kandidatët për arsyen e vetme sepse nuk do që të marrë asnjë votë nga të vetët”, u shpreh analisti.


