Shyqyri Rreli i pikëllon të gjithë, mesazh ngushëllimi nga Armand Duka

schedule10:12 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 10:12 - 31 Dhjetor, 2019

Shyqyri Rreli, ish-lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, është ndarë ditën e sotme nga jeta. I nderuar me çmimet “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”, ish-futbollisti i Dinamos, Tiranës dhe Erzenit, do të përcillet sot në banesën e fundit.

Homazhet do të zhvillohen sot prej orës 12:00, në orën 14:00, në ambientet e “Air Albania Stadium”. Lajmi i largimit të Rrelit nga jeta ka pikëlluar gjithë botën e futbollit dhe shumëkush ka shprehur respektin për të përmes postimeve në rrjetet sociale.

Disa fjalë për Rrelin i ka edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arman Duka, i cili shkruan: “Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit! Në këtë mëngjes të fundit të vitit 2019, po ndaj me ju lajmin e trishtë se ish-trajneri i Kombëtares, Shkëndijës dhe Tiranës, Profesor Shyqyri Rreli, është ndarë nga jeta.

Profesor Rreli do të ngelet përherë në memorien time si një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptar. Një figurë e madhe e Tiranës dhe Shqipërisë, që me urtësinë, qetësinë dhe komunikimin e shkëlqyer fitoi zemrat e të gjithë lojtarëve dhe sportdashësve shqiptar. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të progresit të futbollit shqiptar, duke qëndruar gjithmonë larg sherreve dhe debateve të kota.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara. Prehu në paqe Profesor!”. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B6uylAand4u/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!