Një emër i madh ushtarak me rrënjë shqiptare, por pak i njohur në historinë tonë. Kush ishte Gjergj Basha (Giorgio Basta), gjenerali arbëresh që u kthye në tmerrin e Perandorisë Osmane në shekullin XVI?. Kërkuesi e autori i publikimeve arkivore e historike Alban Kraja ka zbuluar në abc e mëngjesit detaje pak të njohura për publikun mbi këtë figurë mjaft të njohur në qarqet akademike e ushtarake në Itali.
I lindur në vitin 1540 në Rrokaforkata, një komunë e vogël në provincën e Tarantos në jug të Italisë, Giorgio Basta u bë një ndër strategët më të mëdhenj ushtarakë të Europës. Në Itali njihej si Giorgio Basta, ndërsa origjina e tij lidhej me një familje shqiptare luftëtarësh që kishin shërbyer pranë Skënderbeut.
Fitues i mbi 100 betejave, ai konsiderohet një nga gjeneralët më të suksesshëm kundër Perandorisë Osmane, duke mposhtur në mënyrë të përsëritur forcat e sulltanit Mehmeti III dhe duke u kthyer në figurë kyçe në luftërat europiane të kohës.
Nga nip i një luftëtari të Skënderbeut në një komandant me famë ndërkombëtare – si arriti Gjergj Basha të bëhej nënmbret i Perandorit austriak në Transilvani, Hungari dhe Çeki? Pse historia shqiptare ka folur kaq pak për të?
Po ashtu, një tjetër figurë e madhe shqiptare e luftës në Europë: Merkur Bua Shpata, gjenerali legjendar që drejtonte ushtrinë e tij personale dhe shkroi emrin në betejat më të mëdha të kohës.
Nga lavdia e gjeneralëve shqiptarë në Europë te nisma “Shqipëria 2030” – projekti i Alban Krajës për të rikthyer vëmendjen te shqiptarët e zotë dhe kontributi i tyre për ta bërë Shqipërinë një vend me peshë në Europë./abcnews.al


