Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Moment i artë për marrëveshje me Greqinë për detin”, Mile: Duhet transparencë me publikun!

schedule20:43 - 25 Maj, 2026

schedule 20:43 - 25 Maj, 2026

Analisti Klementin Mile tha për Real Story se një marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ishte më e lehtë për t’u arritur nëse ekziston vullnet politik nga të dyja palët, duke e cilësuar momentin aktual si të favorshëm. Sipas tij, afrimi i Shqipërisë me BE dhe qasja pragmatiste e qeverisë shqiptare krijojnë kushte më të mira për dialog pa tensione publike.

Mile theksoi gjithashtu se çështjet sensitive si ajo e kufirit detar duhet të trajtohen me transparencë më të madhe ndaj publikut, për të shmangur keqkuptime dhe perceptime të gabuara në opinionin publik.

 “Nëse Greqia do të kishte interes të rinegocionte dhe të bënte një marrëveshje më të mirë me vendin tonë, ky do të ishte momenti ideal. Shqipëria po troket në portën e BE-së me shpresën se do t’ia hapin të gjithë. Greqia ka atë që mund ta përdorë për interesat e veta, tonet nacionaliste kanë rënë deri diku, nuk është më si ka qenë më parë. Kemi një qeveri të Ramës që kërkon qasje pragmatiste, jo konfrontime publike. Nëse do kishte një synim të tillë, do ishte momenti për ta tentuar, kemi edhe qasjen e një diplomacie elitare.



Kemi një demokraci elitare ose personale, kjo ka meritën e vet sepse ul tensionet, por është çështje që ka ngjarje dhe krijon një problem që mund të mendohet lloj-lloj gjërash, mund të krijohet një paranojë e madhe. Nëse po diskutohet për detin, a nuk duhet të kishim qartazi dhe të thoshim që kjo është vija e kuqe, pra të kishte transparencë për publikun.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!