Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern nuk fal asgjë/ Bavarezët fitojnë Kupën e Gjermanisë, mundën 3-0 Stuttgart

schedule12:52 - 24 Maj, 2026

schedule 12:52 - 24 Maj, 2026

Nuk do t’u bëjnë sytë për ta parë finalen e Championsit. Futbollistët e Bajernit sapo I dhanë fund një sezoni të shkëlqyer, por për fat të keq jo të jashtëzakonshëm, apo madhështor, siç e kërkojnë standardet e klubit.

Në Stadiumin “Olimpik” në Berlin u fitua edhe Kupa e Gjermanisë, pak ditë pas titullit në Bundesligë, një dyshe trofesh që duket si “bukë e djathë” për gjigandët bavarezë. Eliminimi fatkeq në gjysmëfinale të Championsit ndaj Paris SG, me akuza edhe ndaj arbitrit, mbetet keqardhja më e madhe e viteve të fundit.

Gjithsesi, finalja në kryeqytet ishte një festë, dhe heroi kryesor ishte një dhe I vetëm.



Kapiteni I Anglisë, Harri Kejn, shënoi të 3 golat ndaj Shtutgartit, në rezultatin 3-0.

Fisniku nga ishulli arriti në 61 rrjeta këtë sezon, më I miri në karrierë, dhe fitoi edhe Këpucën e Artë të Europës, pasi fitoi Këpucën e Artë të Gjermanisë, me 36 gola në kampionat. E vetmja habi ishte që Shtutgarti u mbajt deri në 54’.

Trajneri Vinsent Kompani duhet të jetë I kënaqur dhe I plotësuar me Bajernin e tij.

Në 55 ndeshje në total u pësuan vetëm tri humbje dhe u shënuan 184 gola, që besohet se është të paktën rekordi europian. Sa I takon kampionatit, Bajerni lihet pas vetëm nga Torino e madhe e vitit 1948 që realizoi 125 ndaj 122 të bavarezëve.

Shpresa është që sezonin që vjen të fitohet edhe Liga e Kampionëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!