Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Kevin Hamilton, ka thënë se thellimi i partneritetit me Serbinë është i pezulluar për sa kohë që Serbia nuk i mban përgjegjës organizatorët dhe kryesit e sulmit në Banjskë.
Hamilton, gjatë një takimi në Prishtinë, tha se Rusia synon nxitje të pakënaqësive e përçarjeve në rajon
NATO do ta mbajë pezull thellimin potencial të partneritetit me Serbinë nëse nuk ka llogaridhënie për sulmin në Banjskë, ka thënë Kevin Hamilton, zëvendësndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, shkruajnë mediat në Kosovë.Hamilton, që është ambasador i aleancës për partneritete, tha se këtë mesazh ua ka përcjellë edhe udhëheqësve shtetërorë në Beograd.
“Ajo që mund të them është që këto incidente dhe sulmet mbi personelin e KFOR-it ishin plotësisht të papranueshme. Isha në Beograd para se të të vija në Prishtinë dhe mesazhi im për autoritetet serbe është që NATO-ja pret llogaridhënie, drejtësi ndaj atyre që kryen dhe organizuan ato sulme–duhet të sillen para drejtësisë dhe ndonëse NATO-ja do që të ketë raport transparent e pozitiv me Serbinë, ka disa aspekte që nuk mund të ecin përpara pa pasur llogaridhënie për këto sulme. Disa aspekte nuk mund të ecin përpara derisa nuk ka llogaridhënie për këto sulme. Ky është mesazhi që ua dhashë bashkëbiseduesve të mi serb dhe topi është në fushën e tyre”, tha Hamilton.


