Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nga ferra e vogël, del lepuri i madh”, ish-zv.trajneri kuqezi, Farruk Sejdini, flet për trajnerin Maran

schedule12:46 - 21 Maj, 2026

schedule 12:46 - 21 Maj, 2026

Është nga ata që mund të japë një gjykim të shëndoshë. Farruk Sejdini për disa vjet ka qenë zv. trajner i kombëtares, në kohën e Astrit Hafizit, futbollin në Shqipëri e njeh si pak të tjerë dhe ka cilësinë që ta thotë atë që mendon.

Në një intervistë për ABC News, veterani i stolit e nisi duke dhënë një gjykim për Silvinjon.

“Nuk e di si erdhën rrethanat por Sylvinho duhet të vazhdonte. Periudha e tij nuk ishte dështim kishte rezultat të mirë, të kënaqshëm, pse me e prish këtë ecuri?”, u shpreh Sejdini.



Si i duket trajneri i ri kuqezi, Rolando Maran?

“ Si matës kemi gjithmonë rezultatet, kur ka drejturar ekipe të dorës së parë, atëherë themi është i mirë. Pse e kanë zgjedhur në këto parametra. Po t’i referohemi kësaj që po themi ky trjaner në këtë moment që është nuk ecën paralelisht me nivelin që po tregon ekipi, le të shkojmë tea jo shprehja popullore që themi ne që: “Nga ferra e vogël, del lepuri i madh”  ”,tha ai.

I mbiquajturi “xhaxhi” tregon një fakt për italianin, dhe shpreh një shpresë.

“Ky nuk kishte kaluar në ndonjë ekip më shumë se një vit, që të jesh kaq shkurt nëpër ekipe do të thotë se dicka me ty nuk ka ecur ose ti nuk përshtateshe dot me ata ose ata me ty. Po të jenë shty se këta e zgjodhën trajnerin se kaq lekë kisha, do të thotë le të bëhej një sakrificë pak më e madhe, qoftë edhe me dëshirën e biznesit, apo sportdashësve të bënin një festë në stadiumin ‘Qemal Stafa’ dhe gjithë biletat le ti shkonin dhe ja po e justifikojmë”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!