Opinionisti Albatros Rexhaj ka komentuar zhvillimet e protestave në Shqipëri.
Sipas Rexhajt, protesta nuk identifikohet më me grupimet e të rinjve anti-establishment, përfshirë edhe ato me prirje anarkiste, por është PD dhe militantët e saj që po e mbajnë gjallë atë.
Ai u shpreh se opozita synon të përfitojë kapital politik nga protestat, ndërsa paralajmëroi se veprimet e dhunshme në rrugë sjellin pasoja dhe mund të ndryshojnë karakterin e një proteste.
“Opozita do të përfitojë për të marrë kapital politik. Sot protesta nuk identifikohet me ato grupime të të rinjve anti-establishment, madje edhe me linja anarkiste. Sot protesta identifikohet me PD-në dhe me militantët e saj; janë ata që e mbajnë gjallë.
Kur del në rrugë dhe bën veprime të dhunshme, ka edhe pasoja. Situatat eskalojnë dhe marrin një kah tjetër. Për masat, i takon gjykatës të vlerësojë, por kur ka pasoja të dhunshme, ka pasoja.”


