Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E bëri të qartë se…”, Rexhaj: Ambasadori i nominuar amerikan nuk do të ndërhyjë në politikën e brendshme të Shqipërisë

schedule20:48 - 20 Maj, 2026

schedule 20:48 - 20 Maj, 2026

TIRANË– Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar nëReal Story”, u shpreh se ambasadori në ardhje i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt do të ketë një qasje ndryshe nga paraardhësit e tij, duke u fokusuar te interesat strategjike të SHBA-së dhe jo te dinamika e politikës së brendshme shqiptare.

Sipas Rexhajt, ambasadori i ri “nuk po vjen për të vazhduar traditën e ambasadorëve të mëparshëm” dhe nuk do të përzihet në konfliktet politike mes partive në vend.

Rexhaj shtoi se për herë të parë në ambasadën amerikane në Tiranë do të vijë “një njeri që do të shikojë punën e tij”, ndërsa paralajmëroi edhe ndryshime në mënyrën e funksionimit të përfaqësisë diplomatike amerikane.



Duke komentuar zhvillimet gjeopolitike, ai tha se SHBA nuk do të tërhiqet nga Mesdheu, por përkundrazi do të forcojë praninë në rajon.

Në analizën e tij, ai vlerësoi edhe pozicionin strategjik të Shqipërisë, duke theksuar se gjeografia e vendit i jep kryeministrit Edi Rama një avantazh diplomatik në raport me zhvillimet aktuale ndërkombëtare.

Sipas Rexhajt, Rama ka tri cilësi të rëndësishme për diplomacinë: “vëzhgues i mirë, aktor i mirë dhe mikpritës i mirë”, elementë që, sipas tij, kanë peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Ky ambasador nuk po vjen për të vazhduar traditën e ambasadorëve të mëparshëm. Ky ambasador nuk do të përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë dhe as në konfliktet politike mes partive në vend. Ky ambasador do të merret me gjërat që janë të rëndësishme për interesat e SHBA-së. Ai e ka bërë të qartë këtë dhe kjo është e para.

Për herë të parë në Rrugën e Elbasanit do të vijë një njeri, i cili do të shikojë punën e tij. Ai do të vijë për të vendosur rend edhe në shtëpinë ku po vjen, në ambasadë.

Është e vërtetë se do të ketë lëvizje në Evropë, por nuk do të ketë braktisje të Mesdheut. Përkundrazi, do të ketë përforcim në Mesdhe.

Gjeografia e Shqipërisë sot ia jep mundësinë Edi Ramës, një mundësi që nuk e kishte Enver Hoxha kur u prish në vitet ’60 me sovjetikët. Shqipëria është në mes të këtij konfiguracioni.

Roli i kryeministrit Rama, i cili i ka tri veti: vëzhgues i mirë, aktor i mirë dhe mikpritës i mirë. Këto të tria, në diplomaci, ndonjëherë janë shumë të rëndësishme.”, u shpreh Rexhaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!