Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e studentëve në Shkup/ Analisti: Strategji e politikës në RMV për të vendosur shqipen në labirinte burokratike

schedule17:31 - 20 Maj, 2026

schedule 17:31 - 20 Maj, 2026

Studentët shqiptarë që shkonin nga Tirana drejt Shkupit në mbështetje të kolegëve të tyre janë keqtrajtuar nga policia maqedonase.

Në një tjetër video të bërë publike nga mediat vendase, shihet autobusi i mbushur me dhjetra studentë i ndaluar nga autoritetet maqedonase, dhe të rinjtë të rrethuar nga forcat e policisë që tentojnë ti provokojnë apo të shkojnë drejt konfrontimit fizik me ta.

Në video studentët dëgjohen teksa këshillojnë kolegun e tyre të veproj me maturi dhe kujdes, duke shmangur çdo lloj konflikti të mundshëm me palën maqedonase.



Analisti Sefer Selimi deklaroi se ligji për përdorimin e gjuhës shqipe synon ta bëjë shqipen të barabartë me gjuhën maqedonase, por sipas tij ka tendenca për moszbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës. Ai theksoi se përpjekjet për dërgimin e zgjidhjeve ligjore në Komisionin e Venecias përbëjnë manovra politike që zvarrisin zbatimin e ligjit. Sipas Selimit, premtimet e politikanëve rrezikojnë ta vendosin shqipen në labirinte burokratike, duke krijuar precedent të panevojshëm.

” Ligji për përdorimin e gjuhës e bën shqipen të barabartë me gjuhën maqedonase. Ka një tendencë për moszbatimin e ligjit dhe Kushtetutës. Bëhen përpjekje që edhe zgjidhjet ligjore të shkojnë në Komisionin e Venecias, pra bëhen manovra politike për të mos e zbatuar ligjin.

Studentët kanë të drejtë, partitë politike do të bëjnë përpjekjet e tyre për të luajtur rolin që kanë bërë. Premtimet e politikanëve janë në vazhdën strategjike për të vendosur shqipen në labirintet burokratike. Më mirë do të ishte që të mos bënin asnjë përpjekje sesa të krijojnë një precedent të tillë.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!