Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia maqedonase keqtrajtoi shqiptarët/ Ndalohet autobusi me studentë që shkonte në protestë në Shkup

schedule17:36 - 20 Maj, 2026

schedule 17:36 - 20 Maj, 2026

Studentët shqiptarë që shkonin nga Tirana drejt Shkupit në mbështetje të kolegëve të tyre janë keqtrajtuar nga policia maqedonase.

Në një tjetër video të bërë publike nga mediat vendase, shihet autobusi i mbushur me dhjetra studentë i ndaluar nga autoritetet maqedonase, dhe të rinjtë të rrethuar nga forcat e policisë që tentojnë ti provokojnë apo të shkojnë drejt konfrontimit fizik me ta.

Në video studentët dëgjohen teksa këshillojnë kolegun e tyre të veproj me maturi dhe kujdes, duke shmangur çdo lloj konflikti të mundshëm me palën maqedonase.



Nga dëshmia në Ballkan Update një nga studentët e drejtësisë Dasho Veizaj tregoi se si policia maqedonase i kishte mbajtur me orë të tëra në kufi dhe i kishte shoqëruar përgjatë rrugëtimit të tyre me një tentativë të dukshme për ti vonuar.

Më 18 maj, Shkupi u vesh me flamujt kuq e zi të mijëra studentëve që kërkojnë respektimin e gjuhës shqipe dhe mosdiskriminimin e shqiptarëve në një vend ku janë shtetformues, ndërsa mbështetja nga Tirana zyrtare nuk mungoi.

Tani studentët janë në pritje të një zgjidhje për kërkesën e tyre kushtetuese, ndërsa premtojnë se do të vijojnë tubimet deri në trajtimin me dinjitet nga institucionet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!