Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi e sheh si pozitive ndikimin në ekonominë shqiptare, bashkëpunimin me Korenë e Jugut.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Radonshiqi u shpreh se ka potencial për të zgjeruar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Patjetër që ka potenciale. Bashkëpunimi me vende të fuqishme, do kishte ndikim pozitiv. Diversifikimi i shteteve apo zonave për të investuar, është nga elementët më pozitivë. Koreja e Jugut është ndër vendet më të zhvilluara. Edhe pse Shqipëria prodhon energji, kemi ndikim nga import. Është strategji shumë e rëndësishme diversifikimi i prodhimit të energjisë, përmes investimeve. Investitorët e huaj mund ta shohin Shqipërinë. Sektori i energjitikës, është prioritar i Shqipërisë, ndikon në rritjen e fitimit dhe eksportet, për ato që investojnë. “, theksoi ajo./abcnews.al


