Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimet në Sarandë/ Karamuço: Ndërhyrja e strukturave e vonuar, aty janë vrarë dhe zhdukur njerëz

schedule21:06 - 19 Maj, 2026

schedule 21:06 - 19 Maj, 2026

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Real Story, ka deklaruar se situata e rendit në zonën e Sarandës dhe Ksamilit lidhet me konflikte të thella mes strukturave dhe grupeve të ndryshme.

Sipas tij, ngjarje të tilla si shpërthimet dhe dhuna ndaj pronave janë pasojë e përplasjeve të interesave kriminale dhe konflikteve të hapura.

Ai përmendi se në këto zona janë regjistruar vrasje, shpërthime automjetesh dhe dëmtime hotelesh, të cilat sipas tij lidhen me këto konflikte.



“Kur ti ngre një strukturë të tërë në konflikt të hapur me persona dhe grupe të tjera, aty fillon. E patë në Ksamil çfarë ndodhi…Shpërthimet janë për këto lloj gjëra. Në Sarandë janë vrarë njerëz, janë hedhur në erë makina, hotele, të gjitha këto bëhen për këto. Ky ishte momenti, është i vonuar, duhet të ishte bërë përpara. ”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!