Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neymar “lumturon” Brazilin/ Trajneri Anceloti grumbullon yllin në skuadër për Botërorin

schedule12:52 - 19 Maj, 2026

schedule 12:52 - 19 Maj, 2026

Kur thua Nejmar ke parasysh futbollin e bukur, atë që luhet për golin dhe për driblimet, si dikur një Garrinça apo Pele, e ndonëse prej kohësh ai e ka humbur magjinë e tij, sërish e duan.
Kjo u kuptua nga festa që shpërtheu në Brazil pasi trajneri i kombëtares, Karlo Anceloti, deklaroi listën e lojtarëve për në finalen e Kupës së Botës, ku bënte pjesë edhe Nejmar.
Miliona tifozë ende besojnë tek ylli që sot në moshën 34-vjeçare duket I rënë me kohë nga vakti.

Anceloti u detyrua natyrisht të linte shumë lojtarë jashtë liste, por nuk mund të mungonin emra si Alison apo Ederson në portë, Aleks Sandro, Bremer, Danilo apo Markinjos në mbrojtje, Kasemiro, Fabinjo e Bruno Gimaresh në mesfushë si dhe sulmues të shumtë si vetë Nejmar, Endrik, Martineli, Vinisius apo Rafinja.

Nejmar ka një histori të trishtueshme me Brazilin dhe kjo duket si një personifikim i vetë vuajtjeve të pesë herë kampionëve të botës.Kush e ka harruar dëmtimin e rëndë që bëri të qante vendin e madh në Botërorin e vitit 2014?



Për “Selesaon”, talenti i madh ka luajtur 128 ndeshje, ka shënuar 79 gola dhe ka shërbyer 59 asiste, dhe Anceloti beson se ai ka përvojë, talent, por edhe ambicie për ta kërkuar më në fund një trofe të tillë në karrierë. Sa për Brazilin, kombëtarja më e madhe e botës është në krizë prej 24 vitesh, dhe Botërorin e fundit e fitoi në 2002, kur në fushë ishin Fenomeni Ronaldo, Ronaldinjo, Rivaldo, Roberto Karlos e të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!