Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ndër të tjera komentoi edhe raportin e publikuar sot nga Avokati I Popullit, një raport shqetësues për gjendjen e burgjeve në vend.
“Jemi në mes të punës për përmirësimin e ndjeshëm të kushteve e të gjithe institucionit në Lezhë ku janë personat që vuajnë nga shëndeti mendor.
Nuk mundet ta ofrojmë atë shërbim si e kemi ofruar deri tani. Jemi në bisedime që atë shërbim ta udhëheqë ministria e Shëndetësisë dhe ministria e Drejtësisë të ofrojë siguri.
Në këtë kuptim jemi duke punuar, shpejt do kemi rezultatet konkrete që institucioni në Shën Koll të plotësojë standardet e Europës, por edhe një institucion i ri
Sa i përket të tjerave jemi duke i parë, si mundet të përmirësojmë kushtet në ato ekzistuese ose të shkojmë drejt instiucioneve të reja” u shpreh Gogu./abcnews.al
LEXO EDHE: Raporti i Avokatit të Popullit: 8 muaj në qeli pa gjyq! Mbipopullim në burgje, 5 duhen mbyllur


