Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Plagoset polici/ Sari: Shkak, borxhi i fqinjit. Softa: Kur sulmi me armë është real, duhet reagim i efektivit

schedule13:31 - 18 Maj, 2026

schedule 13:31 - 18 Maj, 2026

Gazetarja Bleona Sari thotë se plagosja e policit 30-vjeçar, Anxhelo Kumaraku në Shkozë erdhi për shkak të një konflikti që fqinji i tij, Kejdi Spaja kishte me dy vëllezërit, Aldo dhe Ali Lika.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Sari u shpreh se Kumaraku, kishte banesën shumë pranë me Spajën dhe ky i fundit nuk kishte kaluar perimetrin e banesës së tij, teksa ndodhej në masën e arrestit shtëpiak.

Sari shtoi se dy vëllezërit Lika ishin vendosur përpara banesës së Spajës, në pritje për t’u sqaruar për borxhin.



Ndërsa eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se duhen parë rrethanat e ngjarjes dhe nënvizoi se kur sulmi me armë është real, efektivi i policisë duhet të reagojë.

Bleona Sari: Është ngjarje që nuk është rastësi. Është agjent i plagosur në banesën e tij. Ka nisur hetim disiplinor pasi fqinji i tij, Kejdi Spaja kishte dalë nga arresti i shtëpisë. Ka krijuar shumë konfuzion, Kejdi Spaja, ishte në arrest shtëpie, në janar është kapur me armë zjarri pa leje dhe me municione. Banesat e tyre ishin me distancë 2-3 metra. Ka qenë motivi, i një borxhi të pashlyer, të dy vëllezërve me Kejdi Spajën. Konflikt që para pak muajsh, kishte kaluar në përplasje fizike. 45 minuta para ngjarjes, ata janë vendosur para banesave të tyre. Dy vëllezërit, dyshohet se të dy kanë pasur armë zjarri. Janë gjetur 12 gëzhoja në vendngjarje. Nuk ka dyshime për policin. Nga pamjet nga grupi i hetimit, Kejdi Spaja ka qenë në derën e banesës së tij. Nuk kemi pamje filmike që ata kanë qenë bashkë në lagje. Ai ka qenë në derën e banesës së tij. Është një rastësi. Para 4 muajsh, Kejdi Spaja ka goditur me grusht dy vëllezërit.

Fatjon Softa: Është ngjarje e rëndë, goditet një person i policisë. Nëse një person ka qenë arrest shtëpie dhe polici nuk raporton, kemi shkelje dhe kemi mungesë monitorimi të personave që janë në arrest shtëpie. Fakti që ka goditur policin në këmbë, ose ka qenë makina në lëvizje e sipër, ose ka qenë i trembur. Duhet parë qëllimi. Është pezulluar nga detyra, ka një hetim. Janë rrethana ku pritet qëndrim zyrtar i policisë. Reagim, mos reagim është ligji për armët e zjarrit. Kur ka sulm, kur rrezikohet jeta, arma e zjarrit, duhet të ketë reagim. Mënyra si duhet ta mendonte, varet nga rrethanat dhe ambienti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!