Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, 17 maj 2026

schedule07:16 - 17 Maj, 2026

schedule 07:16 - 17 Maj, 2026

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të jenë deri të dendura. Vranësirat më të theksuara pritet të shfaqen përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit deri rreth mesditës, në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët. Lokalisht, në veri dhe në qendër, reshjet mund të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra. Pas mesditës, reshjet pritet të kufizohen kryesisht në relievet malore të veriut dhe lindjes, me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar.



Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore si dhe gjatë zhvillimit të vranësirave, era mund të forcohet deri në 17 m/s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!