Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Sakrilegji” i Muriqit në Spanjë / Synon të sfidojë Madridin e Barçën për Këpucën e Artë

schedule15:49 - 16 Maj, 2026

schedule 15:49 - 16 Maj, 2026

Sido që të përfundojë mbetet sezon historik.

Vedat Muriqi është jo vetëm kandidat për Këpucën e Artë në Spanjë, por edhe për çmimin jo zyrtar si shënuesi më I mirë I vitit 2026 në kampionat.deri në fund të këtij sezoni.

E përditshmja madrilene “Marka” shkruan se “Pirati” është realisht në luftë për titullin e kryeshënuesit në La Ligë me dy gola më pak se Kilian Mbape, si dhe që ka vënë në alarm të madhin Harri Kejn.



Kjo sepse ylli “dardan” ka 13 rrjeta këtë vit deri tani, një më pak se kapiteni I Anglisë që ka shkëlqyer fort për Bajernin.

Për më tepër, sulmuesi anglez ka edhe një ndeshje në Bundesligë, ndërsa Muriqit I mbeten edhe dy në kampionatin spanjoll

Nëse shqiptari I Kosovës do të arrinte ta fitonte Këpucën e Artë në Spanjë, ai do të ndihej padyshim tepër krenar.

Që nga 2009, Këpucën e Artë në La Ligë e kanë fituar vetëm yje të Barcelonës dhe Realit, me përjashtim të vitit 2024, 8 herë Mesi, tri herë Ronaldo, si dhe Suarez, Benzema, Levandovski e pikërisht Mbape.

Natyrisht, Muriqi nuk do ta ketë të lehtë. Në dy ndeshje, ai duhet të shënojë 3 gola më shumë sesa kapiteni I Francës, që ka 24 rrjeta ndaj 22 të “Piratit”, por që ka dhënë më shumë asiste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!