Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Synojmë të ecim përpara me AI”/ Rama në Estoni: Presim fazën tjetër të negociatave, faleminderit që mbështesni Shqipërinë

schedule11:18 - 15 Maj, 2026

schedule 11:18 - 15 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një deklaratë të përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Estonisë, Kristen Michal.

Rama shprehu mirënjohje për mikpritjen në Estoni, duke e cilësuar vendin si një shembull frymëzues për orientimin drejt së ardhmes dhe inovacionit.

Ai vlerësoi transformimin dixhital të Estonisë, duke iu referuar edhe “kërcimit të tigrit” si model zhvillimi për epokën e inteligjencës artificiale.



“Dua të shpreh mirënjohjen që më së fundmi më lejohet të vizitoj këtë qytet. Është e vërtetë që ky qytet është i mrekullueshëm edhe falë asaj që është ndërtuar në të shkuarën. Dua t’u them qytetarëve estonezë që kemi një admirim të plotë për ta sepse kanë vendosur të jetojnë në ardhmen. Ju falënderoj edhe për mikpritjen shumë të ngrohtë. Faleminderit që ndatë me mua se si ia dolët me sukses për të bërë atë që jua e quani “kërcimi i tigrit” në ecjen përpara duke iu përgjigjur sfidave të epokës së Inteligjencës Artificiale. Nuk kërkojmë vetëm bashkëpunim, por edhe atë udhërrëfyes estonez. Jemi mirënjohës që na thatë se jeni gati të prisni njerëzit tanë. Ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë në 2030 të shtrohet me të njëjtën novacion që e ka bërë Estoninë markë globale. Ne synojmë të ecim përpara me Inteligjencën Artificiale. Estonia dhe Shqipëria janë shumë të bashkuara, jo vetëm nga NATO, por edhe nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja të minojnë mënyrën tonë demokratike të jetesës. Ne jemi dy kombe që jetojmë me dëshirën për të kapur të ardhmen, pasi janë mbajtur për një kohë të gjatë në të shkuarën…Faleminderit që vazhdoni të mbështesni Shqipërinë. Presim të kalojmë në fazën tjetër duke përmbyllur negociatat”, tha Rama, duke shtuar: ““Dua t’ju garantoj se nuk është për hir të protokollit, por i gjithë ekipi ynë është tejet i lumtur që gjendet këtu dhe presim me padurim të bëjmë edhe më shumë së bashku, sepse prej shumë kohësh na keni mësuar dhe i keni treguar çdo vendi të vogël në mbarë botën se të jesh i vogël nuk është kufizim”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!