Gjashtë muaji pasi Presidenti Ilir Meta iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar dhe hedhur poshtë ligjin e posaçëm për Tetarin e Ri Kombëtar, ky institucion ka vendosur të përgjigjet.
Drejtoria Gjyqësore dhe e Dokumenmtacionit, pranë Gjykatës Kushtetuese, ka njoftuar disa institucione, nisur nga Këshilli i Ministrave tek Bashkia e Tiranës, se do e kalojë për shqyrtim kërkesën e Presidentit, të depozituar në datën 24 korrik.
Vendimi për ta nisur shqyrtimin është marrë nga Kolegji i Gjykatës Kushtetuese në datën 24 të këtij muaji dhe institucionet janë vënë në dijeni dy ditë më pas, pra në datën 26.
Shryrtimi i kësaj kërkese të Presidentit do të bëhet do bëhet në mënyrë transpartente, e hapur për mediat.
Brenda datës 22 të muajit janar, të gjitha institucionit, Këshilli i Ministrave, Kuvendi, Ministria e Kulturës, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia e Tiranës, kanë mundësi që ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese, komente dhe pretendime për kërkesën që i ka mbërritur atyre.
Seanca shqyrtuese do të zhvillohet në momentin që Gjykata Kushtetuese do të plotësohet edhe me dy gjyqtarë të tjerë, për të formuar trupën me 6 gjyqtarë, aq sa është i nevojshëm për të marrë vendim.
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar prej Gjykatës Kushtetuese shpalljen si anti-kushtetues të ligjit që qeveria e bëri posaçërisht për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar. Po ashtu kreu i shtetit kërkoi që ligji të pezullohet derisa Kushtetuesja të shpallë vendimin final për ligjin e konsideruar korruptiv nga artistët, që ende vijojnë protestën kundër prishjes së godinës./abcnews.al