Të paktën gjashtë shtëpi janë djegur në Stourbridge, në Anglinë qendrore, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll një zjarr të madh që shpërtheu në bimësinë e ulët pranë një fushe golfi, raporton Sky News.
Dy persona janë prekur nga thithja e tymit dhe nxehtësia, sipas autoriteteve lokale.
Rreth 60 zjarrfikës po luftojnë me flakët, bëri të ditur Shërbimi i Zjarrfikësve të West Midlands.


