Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Helmimi i studenteve, nga e-coli/ AKU: Bakteri ishte në makarona, pezullohet aktiviteti në mensën e akademisë dhe në subjektin catering

schedule14:04 - 14 Maj, 2026

schedule 14:04 - 14 Maj, 2026

Helmimi i rreth 50 studentëve të Akademisë së Sigurisë në Sauk pak ditë me parë sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka ardhur nga bakteri  escherica.coli dhe B staphylococcus koagulaza pozitive.

Në një prej  kampionëve të makaronave  të gatuara  që është marrë  në kuzhinën e Akademisë pas analizave të kryera në laboratorin e referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare   është gjetur prani mbi normë e  këtyre baktereve.

Escherica.coli dhe B staphylococcus koagulaza pozitive  janë dy baktere  të cilat prekin traktin tretës pas konsumit të një ushqimi  të kontaminuar, i cili mund   të infektohet  prej tyre nga higjiena e dobët,  qoftë dhe duart e paralara.



Për këtë arsye Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se mori masa për ndërprerje të aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave për  pastrimin  dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.

Tetë mostrat e tjera të ushqimeve të analizuar sipas AKU kanë dalë brenda normave të lejuara.

Ndërsa në garnizonin  “Skëndërbej” ku është prodhuar ushqimi AKU thotë se janë konstatuar kushtet të papërshtatshmë higjenosanitare në kampionët e ushqimeve në ruajtje si dhe në disa prej pajisjeve të punës.

Arsye kjo që  AKU thotë se ka ndërprerë aktivitetin kompanisë së kateringut SORI-AL. Gjithashtu i vendosi gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare të papërshatshme.

Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit të produktit të bllokuar rezultuar jo konform normave. Ndërkohë sipas policisë pronari I kompanisë Sori-Al po hetohet në gjendje të lirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!