Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Muçi, “magji” për finalen/ Futbollisti i Shqipërisë shënon dhe shërben asist në Turqi

schedule12:45 - 14 Maj, 2026

schedule 12:45 - 14 Maj, 2026

Është rikthyer ai që ishte. Nuk mund të gjente moment më të mirë për këtë Ernest Muçi, që sërish po shkëlqen si protagonist I madh në Turqi.

Një assist dhe një gol I tij bënë që Trabzonspori të arrinte në finalen e Kupës, duke kurorëzuar një sezon mjaft të mirë.

Përballja ishte tepër e vështirë pasi Aslan kaloi Gençlerbirligin në epërsi në 62’, pra në pjesën e dytë kur nuk kishte mbetur shumë kohë.



Muçi provoi të shënonte me goditjen e tij të dënimit, që e ka specialitet, dhe ky ishte paralajmërimi.

Më pas, shërbeu direkt nga goditja e këndit për 1-1, një autogol nga Çelik, ndërsa deliri erdhi në sekondat e fundit.

Në minutën e tretë shtesë, ylli kuqezi realizoi sërish një gol të veçantë.

Të tillë ka pasur shumë këtë stinor në Turqi.

Në Kupë, ai ka qenë vërtet I shkëlqyer me 4 gola e 5 asistë në vetëm 7 ndeshje, pra me më shumë se një kontribut për rrjetë për çdo sfidë, e padyshim vlerësohet si më I miri I ekipit në këtë konkurrim.

Në total, Muçi ka 15 gola e 9 asistë, përfshi edhe kampionatin turk dhe Europën, duke tejkaluar ndjeshëm rekordet personale për rrjeta dhe për pasime përcaktuese.

Pritet që deri në 20 maj të zgjidhet e ardhmja e tij, dhe sipas të gjitha shanseve, Trabzonspori do t’ia blejë kartonin edhe pse duhet të vendosë një rekord të ri të transferimeve në historinë e klubit, me 8.5 milionë euro sa kërkon Beshiktashi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!