Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Të dënuar për drogë dhe trafikim të fëmijëve, ekstradohen nga Greqia e Gjermania dy shtetas

schedule11:41 - 14 Maj, 2026

schedule 11:41 - 14 Maj, 2026

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, shtetasin Mustafa Saliu, i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2001 – 2002, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria në Greqi, fëmijë të cilët janë shfrytëzuar për lypje, në rrugët e Athinës, nëpërmjet presionit dhe kontrollit.

Gjithashtu, u transferua nga Gjermania, për të vuajtur dënimin në Shqipëri, shtetasi Florjan Musaj (Cojocareanu), i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Gjermani.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!