Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Zanati që sfidoi kohën/ Në Korçë, dyqani i orëndreqësve Egro funksionon që prej vitit 1928

schedule20:10 - 9 Maj, 2026

schedule 20:10 - 9 Maj, 2026

Historia e sahatçinjëve Egro, filloi një shekull më parë në rrugicat e këtij pazari.

Nuk dihet nëse Egrot janë Sahatçinjtë e parë në qytet, por që janë më të vjetrit, kjo nuk ka dyshim. Ky pazar, koleksioni i vjetër i orëve, si dhe dyqani qe nuk u mbyll asnjë ditë dhe vijon ende nga e njëjta trashëgimi, e vërteton këtë.

Vahit Egro, në vitet 1920 emigron nga Korça dhe vendoset në Selanik te Greqisë. Punësohet fillimisht si çirak dhe më pas si ndihmës tek një orëndreqës me origjinë hebreje. Aty mëson edhe profesionin e orëndreqësit.



Pas 6 vitesh rikthehet në Korçë dhe hap dyqanin në pazarin e qytetit.

Gjyshi saj Vahiti, nuk ishte thjesht një orëndreqës, ai këtë profesion e ktheu në art. Ai u bë krijues i oreve. Një e tillë, orë unike në llojin e vet, u prodhua në vitin 1928, për t’ia dhuruar mbretit Zog ditën e dasmes me mbretëreshën Geraldinë. Dhuratë e dokumentuar dhe nga shtypi kohës.

Trashëgimia e këtij profesioni brez pas brezi, e tregon më së miri dhe koleksioni i rrallë i orëve qe nga më të vjetrat, të prodhuara jashtë serie në Konstandinopojën e dikurshme.

Historia e familjes Egro vijon me Mehdiun, qe mesoi te ushtronte profesionin bashke me të atin, qe në moshën 9 vjeçare derisa ndërroi jetë.

Dyqani Mehdiut, siç njihet në Korçe nga brezat e më vonshëm, nuk u mbyll as gjatë periudhës së komunizmit. At e bir u bënë pjesë e kooperativës së zanaçinjëve të qytetit, për të vazhduar profesionin.

Por profesioni u trashëgua tek vajzat.

Historia e sahatçinjëve Egro është një dëshmi se kjo traditë e histori nuk do shuhet kurrë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!