Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Europa “e vogël” njeh finalistët/ Aston Villa dhe Freiburg do diskutojnë trofen më 20 maj në Stamboll

schedule12:16 - 8 Maj, 2026

schedule 12:16 - 8 Maj, 2026

Europa League ka njohur dy skuadrat finaliste. Aston Villa dhe Freiburg do të diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube në 20 maj në stadiumin e Besiktas në Stamboll.
Formacioni anglez triumfoi 4-0 në derbin e shtëpisë kundër Nottingham Forest, duke përmbysur humbjen minimale të gjysmëfinales së vajtjes.

Të zotët e shtëpisë mbyllën pjesën e parë në epërsi falë golit të shënuar nga Uotkins në minutën e 36-të.
Pas pushimit, skuadra e drejtuar nga Unai Emery vulosi fioren dhe kualifikimin, duke gjetur edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.

Bundia me 11 metërsh dhe dy gola të McGinn në fundi vendosën fatin e ndeshjes dhe kthyen Aston Villa në finalen e një turneu europian për herë të parë pas 44 vitesh.
Në aktin e fundit të turneut, anglezët do të përballen me Freiburg, që gjithashtu përmbysi humbjen e gjysmëfinales së parë. Pas disfatës 2-1 në transfertë, gjermanët kaluan në shtëpi 3-1 Braga.



Portugezët mbetën me dhjatë lojtarë që në minutën e gjashtë pas kartonit të kuq të Dorgeles. Me forca më të shumta në fushë, vendasit e vranë garën garën që në pjesën e parë me golat e Kubler dhe Manzambi.

Pas pushimit, Kubler shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Freiburg, ndërsa Viktor vetëm sa zbuti humbjen për miqtë. Në fund festa ishte për gjermanët që në 20 maj në Stamboll do të kërkojnë trofeun e parë europian në historinë e tyre.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!