Presidenti amerikan Donald Trump ka folur sërish për situatën e luftës në Iran.
Ai përsëriti pretendimet e tij se Shtetet e Bashkuara i kanë dobësuar në mënyrë vendimtare aftësitë ushtarake të Iranit, duke vënë në dukje se “nuk mund ta lejojë Iranin të pajiset me armë bërthamore”.
“Këta janë njerëz të sëmurë dhe ne nuk do të lejojmë që njerëzit e çmendur të pajisen me armë bërthamore. Fuqia e një arme bërthamore është diçka për të cilën as nuk dua të flas. Por kjo nuk do të ndodhë. Dhe ne i kemi mposhtur ata me vendosmëri”, tha ai.


