Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Anëtarësimi në BE/ Nura: Brukseli ka vullnet për t’u zgjeruar. Shqipëria përfituese e parë, pas Malit të Zi

schedule13:41 - 4 Maj, 2026

schedule 13:41 - 4 Maj, 2026

Analisti Artur Nura thotë se Brukseli ka vullnet për zgjerimin e BE me vende të reja.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nura u shpreh se Shqipëria është përfituese e parë e integrimit, sipas komisioneres Marta Kos, pas Malit të Zi.

Nura shtoi se ambicia e qeverisë për anëtarësimin në BE brenda 2030, mund të bëhet realitet.



“Ne jemi përpara Serbisë, vendeve të tjera. Pas Malit të Zi jemi ne. Marta Kos tha, pas Malit të Zi, është radha e Shqipërisë. Tregon vullnet të jashtëzakonshëm për të kryer këtë akt të rëndësishëm. Jemi duke kapërcyer nga pikëpamja kohore. Kjo tregon vullnet politik të kësaj qeverie. Ne i kemi kaluar vendet e tjera, për t’u integruar në BE. Jemi përpara Maqedonisë së Veriut, nuk i kemi ato probleme. Janë të gjitha gjasat që basti që kjo qeveri ka, dhe ne shqiptarët, që të anëtarësohemi brenda 2030. Nuk kemi deri tani, asnjë qëndrim zyrtar për rezolutat e opozitës. Bëhet fjalë për vullnet të Brukselit, për t’u zgjeruar dhe sigurisht, ne jemi përfitues të parë, pas Malit të Zi. Ky është takim europian. Jemi përfitues direkt, janë diskutuar për strategji sesi të menaxhohen situatat e vështira”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!