Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia e Durrësit/ Familjet e dy të miturve, të bashkuar për ceremoninë mortore

schedule10:13 - 4 Maj, 2026

schedule 10:13 - 4 Maj, 2026

Një ditë pas aksidentit tragjik në lagjen nr.15 të Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur, në zonë ka mbizotëruar heshtja dhe trishtimi.

Familjet e dy të miturve që humbën jetën, kanë hapur dyert e mortit.

Nikoll Radaçi, i cili dje përplasi për vdekje me makinë 2 të mitur dhe plagosi rëndë 1 tjetër, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.



Në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të makinës, ndërsa është ndëshkuar edhe më parë për parakalim të gabuar dhe për tejkalim të shpejtësisë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, është pezulluar nga puna drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!