Ky është momenti kur ky automjet me shpejtesi ngjitet ne trotuarin e rruges dhe përplas për vdekje dy fëmijë të mitur dhe plagos rëndë një tjetër, në lagjen nr. 15 në Durrës
Ngjarja tragjike ndoodhi rreth ores 14:20, ku tre të miturit rreth 10 vjeç u goditën nga mjeti i drejtuar nga Nikolla Rradaci 57 vjec, duke e kthyer zonën në skenë dhimbjeje dhe paniku. Dy prej fëmijëve humbën jetën në vend, ndërsa i treti lufton për jetën, teksa është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar
Në asfalt kanë mbetur një palë shapka dhe një top, detaje që tregojnë një lojë fëmijësh të ndërprerë në mënyrën më tragjike
Banorët e zonës tregojnë që 57-vjeçari Nikolla Rradaci ishte një rrezik I përditshëm për ta.
Drejtuesi i automjetit Nikolla Rradaci është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie. / abcnews.al /



