Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Turqit, “pazar” me Muçin/ Trabzonspor kërkon ulje, Besiktas nuk heq dorë nga çmimi i parë

schedule12:34 - 1 Maj, 2026

schedule 12:34 - 1 Maj, 2026

Kur është në fushë, por edhe kur nuk është Ernest Muçi bën të flitet për të në të gjitha mediat turke sportive dhe jo vetëm. Shkak për këtë është roli si protagonist, që pas transferimit te Trabzonspor, i huazuar nga Besiktas.

Në këtë sezon, futbollisti 25 vjeçar numëron 13 gola dhe 8 asist në 31 ndeshje mes kampionatit dhe kupës. Për meritën e tij të madhe Trabzonspor është në garë për titullin kampion dhe në gjysmëfinalen e Kupës.

Por të gjitha këto duket se nuk i mjaftojnë klubit të paguajë shifrën e paracaktuar me Beshiktash për të blerë përfundimisht kartonin e tij. Mediat në vend flasin për një kthesë 180 gradë të Trabzonspor, që deri pak javë më parë ishte i sigurtë se do të mbante Ernest Muçin. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat turke, klubi nga Trabzon nuk do të paguajë 8.5 milion euro dhe ka kërkuar një ulje nga Besiktas.



Por klubi nga Stambolli nuk ka ndërmend të lëvizë nga akordi i mëparshëm, aq më tepër që vlera në treg e Muçit është rritur sërish ndjeshëm. Sipas sitit të specializuar “Transfermarkt”, kartoni i sulmuesit kuqezi vlerësohet 11 milion euro. Po ashtu, Besiktas është në dijeni të ofertave në drejtim të Ernest Muçit dhe nuk do të dalë jashtë këtij “pazari”, të paktën jo pa arkëtuar vetë si fillim.

Në këtë mënyrë, nëse gjërat nuk ndryshojnë sërish deri në fund të sezonit, Muçi duhet të kthehet sërish te Besiktas. Por vetëm tranzit, pasi me interesin e ndezur sërish rreth tij, ofertat pritet të jenë të shumta në merkaton e verës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!