Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

SHBA redukton trupat n NATO/ Pritet ulje e pranisë ushtarake në Gjermani, pas përplasjeve me Mertz për luftën në Iran

schedule12:59 - 30 Prill, 2026

schedule 12:59 - 30 Prill, 2026

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e reduktimit të mijëra trupave që kanë të vendosura në Gjermani. Presidenti amerikan Donald Trump tah në një postim në rrjetet sociale se vendimi do të merret së shpejti.

Ky zhvillim vjen vetëm disa ditë pasi kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi qasjen e Trump ndaj luftës në Iran, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara ishin “poshtëruar” nga negociatorët iranianë. Merz i cilësoi iranianët shumë të aftë në negociata dhe tha se amerikanët qartësisht nuk e kanë një strategji.

Trump u përgjigj me një postim në Truth Social, ku tha se Merz mendonte se ishte në rregull që Irani të kishte një armë bërthamore dhe shtoi se Gjermania është në pozita jo të mira ekonomike. Shtetet e Bashkuara kanë një prani të konsiderueshme ushtarake në Gjermani, me më shumë se 36,000 trupa aktive të vendosur në baza në të gjithë vendin që nga dhjetori i kaluar.



Gjatë dy muajve të fundit, presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht të tërhiqet nga NATO, duke e quajtur atë një tigër letre. Në mes të kësaj pasigure, aleanca është vënë në lëvizje dhe vendet anëtare po rrisin kapacitetet për të qenë ndoshta pa mbështetjen amerikane në të ardhmen.

Holanda ka rritur numrin e rezervistëve, nxitur edhe nga rekrutimet e reja. Qeveria holandeze dhe krerët e lartë janë zotuar të rrisin personelin ushtarak nga 80,000 që është aktualisht në 120,000 deri në vitin 2035. Regjistrimet morën një shtysë të madhe, pasi Mbretëresha Maxima dhe vajza e saj më e madhe dhe trashëgimtarja e fronit Amalia, u regjistruan si rezervistë vullnetarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!