Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Lakers “bien” në Houston/ Lebron ndalet edhe pse shënoi 25 pikë, rrezikon kualifikimin

schedule12:47 - 30 Prill, 2026

schedule 12:47 - 30 Prill, 2026

Kështu ndodh kur nuk dorëzohesh kurrë. Plej ofi në basketbollin amerikan pati dramën e radhës, ndërsa Hjustoni shmangu eliminimin, dhe tani ka shpresë madje për t’u kualifikuar përballë Lejkërsave.

Edhe pse gjigandët nga Los Anxhelosi janë favoritë dhe kanë pasur me vete faktorin fushë, pas humbjes me shifrat 99-93 në shtëpi, pozitat e tyre janë vështirësuar. Kjo edhe pse Lebron Xhejms shënoi 25 pikë, ndonëse kapiteni pati më pak kontribut në total me vetëm 3 topa në tabela, 7 asistë dhe 2 vjedhje topi.

Liqenasit nuk u ndihmuan as nga kthimi në formacion i yllit tjetër të rëndësishëm, Ostin Rivs, që shënoi 22 pikë në 34 minuta, duke shtuar edhe 4 topa në tabela e 6 asistë.



Mungesa e talentit të madh, Luka Doncic, dalë nga dalë po ndihet, ndërsa Lebron po ndjen edhe moshën e tij 41-vjeçare. Hjuston, ndërkaq, luftoi fort dhe ia doli me karakter e duke luajtur si skuadër.

Xhabari Smith pati 22 pikë, Tari Edston shënoi 18, ndërsa ylli i Turqisë Alperen Shengyn, dha kontribut të rëndësishëm me 14 pikë, 9 topa në tabela e 7 asistë.

Skuadra nga Teksasi arriti fitoren e dytë radhazi pa kapitenin Kevin Durant, që është i dëmtuar, dhe po ashtu e shmangu eliminimin për të dytën ndeshje radhazi. Sfida e radhës do të luhet në Hjuston, dhe rezultati I serisë së raundit të parë të plej ofit në Perëndim mund të barazohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!