Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Albulena Haxhiu fton partitë për konsultime mbi datën e zgjedhjeve

schedule10:57 - 30 Prill, 2026

schedule 10:57 - 30 Prill, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ që do të mbahet sot duke filluar nga ora 15:00, ku pritet të diskutohet caktimi i datës së zgjedhjeve të reja.

Sipas KosovaPress, ftesës i është përgjigjur pozitivisht edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa pjesëmarrja e subjekteve të tjera politike mbetet të konfirmohet.

Një ditë më parë, Haxhiu zhvilloi një takim me kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi, ku u diskutua për opsionet më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.



Burime brenda institucioneve bëjnë të ditur se datat më të mundshme për organizimin e zgjedhjeve të reja janë 31 maji dhe 7 qershori.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!