Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Angazhim i përbashkët gjeopolitik”/ Rama: Brenda mandatit, Shqipëria eksportuese neto e energjisë

schedule14:36 - 28 Prill, 2026

schedule 14:36 - 28 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur me ambasadoren e amerikane në Greqi, tha se Shqipëria synon që brenda këtij mandati të jetë eksportuese neto e energjisë.

Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët gjeopolitik.

“E gjithë pasuria e prodhuara nga sistemi ynë ishte në fakt i keqmenaxhuar. Kompania jonë e shpërndarjes energjetike deri një dekadë më parë ishte buzë familentit dhe borxhi ishte më shumë se 5 % e produktin tonë të brendshëm bruto. Sot është krejt ndryshe, Shqipëria ka zgjedhur të kalojë përmes një procesi të dhimbshëm të një reforme energjetike. Gjithkush paguan atë që meriton dhe ne vazhdojmë e investojmë. Dhe brenda këtj mandati të shndërrohemi në një vend neto eksportues 100 % të ripërtëritshëm”, tha Rama.



Gjithashtu ai theksoi se Shqipërisë do t’i japë pozitën e një qendre energjetike. Dhe ajo që e bën të rëndësishëm partneritetin me SHBA, është natyra gjithëpërfshirëse. Shpreh mirënjohje për ambasadore Kimberly Guilfoyle. Falë jush kemi një aleat të fortë që edhe pse ka për qëllim të shërbejë në Greqi është qartësisht ambicioz…”, shtoi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!