Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

U shpall në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci/ Adriano Mhillaj, i skeduar nga Policia! Në janar kanosi me armë një 32-vjeçar

schedule09:23 - 28 Prill, 2026

schedule 09:23 - 28 Prill, 2026

Adriano Mhillaj, 22 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Balldren, kërkohej që prej 16 janarit 2026 edhe nga Policia e Shkodrës për “kanosje me armë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.
Ngjarja ndodhi te “Kryqëzimi i Vinotekës” në Shkodër, ku pas një konflikti, Mhillaj dyshohet se kanosi me armë Eduard Kësallën.

Ky i fundit më pas qëlloi me armë dhe u shpall në kërkim për “vrasje në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje. Kësalla u arrestua tri javë më parë në zonën e Freskut, në Tiranë, gjatë operacionit “Operacionalja 89”.

Ndërsa Adriano Mhillaj nuk është lokalizuar nga polica gjatë kësaj kohe.



Dyshohet se automjeti tip AudiA4, i cili u përdor në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldre ka qenë i njëjti i përdorur në ngjarjen e 16 janarit 2026 në përplasjen me armë mes Adriano Mhillaj dhe Eduard Kësalla.

Të dy si Kësalla si Mhillaj janë banorë të fshatit Grudë e Re të Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!