Dy shkaqe për t’u larguar, sondazhi i fundit afron Vidal me Interin

schedule13:19 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 13:19 - 29 Dhjetor, 2019

Arturo Vidal është gjithnjë e më afër kalimit tek Interi. Mesfushori kilen po pret të ribashkohet me Antonio Conten, me të cilin ka një raport fantastik që prej kohës kur të dy ishin pjesë e Juventusit.

32-vjeçari lëshoi akuza ndaj klubit katalanas këto ditë. Vidal pretendon 2.4 milionë euro bonuse nga sezoni i kaluar, por Barcelona thekson se është treguar korrekte me të. Mundo Deportivo zbulon se i gjithë acarimi i lojtarit ka lidhje me rikthimin në Serie A.

Raporti me trajnerin Valverde nuk u forcua kurrë dhe largimi është i paevitueshëm. Një tjetër shkak pse lojtari latin dëshiron Interin lidhet edhe me taksat më të pakta që ekzistojnë në Itali. Mundo Deportivo ka kryer një sondazh me tifozët e Barcelonës.

“Preferoni të largohet Vidal apo Rakitic?”, ka qenë pyetja dhe shumica (52.6%) kanë zgjedhur të parin. 31.66% preferojnë largimin e kroatit, teksa 2.66% duan largimin e të dyve. Vetëm 13% kanë dëshirë që asnjë prej mesfushorëve të mos ndërrojë ekip.

Antonio Conte shpreson që të arrihet sa më shpejt akordi për Vidal, por Barcelona nuk heq dorë nga kërkesa prej 20 milionë eurove për të lënë të lirë “luftëtarin” e mesfushës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!