Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Paqe” për Champions/ Mes Milan dhe Juventus fiton “mërzia”, vetëm 0-0 në “San Siro”

schedule12:38 - 27 Prill, 2026

schedule 12:38 - 27 Prill, 2026

Milan dhe Juventus ndahen në paqe, duke barazuar pa gola në sfidën direkte për një vend në Champions sezonin e adhshëm. Ky ishte rezultati që I bënte më shumë punë të dyja skuadrave, që nuk i bëjnë keq njëra tjetrës, por edhe ai që meritonin për atë që dhanë në fushën e lojës.

Mediat italiane e cilësuan ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” si të mërzitshme. Asnjë ekzagjerim, pasi gjithçka konfirmohet nga statistikat. Vetëm 18 goditje në portat respektive, nga këto vetëm gjashtë në katërkëndësh.

Shumë pak në një përballje mes dy gjigandëve të Serie A, por nën presionin e objektivit sezonal për një vend në Champions.



Episodet e vetëm që veçohen nga kjo sfidë janë goli i Kefrem Thuram në pjesën e parë, i anuluar për pozicion jashtë loje dhe traversa e Saelemakers në të dytën. Për pjesën tjetër, asgje për t’u veçuar në ndeshjen që nuk iu afrua pritshmërive të mëdha.

Por në fund, si Milan ashtu edhe Juventus mund të jenë të kënaqur me pikën e marrë, teksa nuk ndryshojnë pozicionet e tyre në tabelën e klasifikimit. Milan mbetet në vendin e tretë me 67 pikë dhe ka në dorën e tij biletën për në Champions.Më të vështirë e ka misionin “Zonja e Vjetër”, që mban vendin e katërt me 64 pikë, por ndjekësit më të afërt Como dhe Roma kanë vetëm tri pikë më pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!