Një çift bashkëshortësh janë ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në Lezhë.
Gazetari Gjergji Figuri tha për ABC News, se një prej viktimave është Kreshnik Mujeci.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burimet për ABC News, thanë se dyshohet se ngjarja ka prapavijë gjakmarrjen.


