Pak çaste përpara se të dilte në konferencë për shtyp, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump publikoi në llogarinë e tij në “Truth Social” një video nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet momenti kur i dyshuari i arrestuar kalon kordonin e sigurisë për të hyrë në ambientet ku po zhvillohej darka me gazetarët.
Presidenti bëri të ditur se ka publikuar gjithashtu një foto të personit që ndodhet në paraburgim, si edhe pamje të tjera nga kamerat e sigurisë, të cilat duket se tregojnë nisjen e të shtënave.
Sipas tij, publikimi i këtij materiali është bërë në emër të transparencës.


