Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mediat: Trump pritet të marrë pjesë në bisedimet Izrael-Liban

schedule21:39 - 23 Prill, 2026

schedule 21:39 - 23 Prill, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh paqeje mes Izraelit dhe Libanit, raportojnë mediat e huaja.

Delegacionet nga të dy vendet do të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta në Shtëpinë e Bardhë, ku Libani pritet të kërkojë zgjatjen e armëpushimit aktual 10-ditor.

Fillimisht, negociatat ishin planifikuar të mbaheshin në Departamentin e Shtetit të SHBA, por zhvendosja e tyre në Shtëpinë e Bardhë shihet si një sinjal i rëndësisë së lartë që i jepet këtij procesi.



Kjo lëvizje duket se reflekton prioritetin e administratës amerikane dhe pritet që bisedimet të çojnë në përparim konkret drejt stabilizimit të situatës mes dy vendeve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!