Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

City “përmbys” Premier League/ Skuadra e Guardiola mund 0-1 Burnley dhe merr kreun e renditjes

schedule12:47 - 23 Prill, 2026

schedule 12:47 - 23 Prill, 2026

Manchester City realizon përmbysjen e madhe në garën për titullin kampion në Premier League.

Vetëm pesë javë nga fundi i sezonit, skuadra e Pep Guardiola parakalon Arsenal në krye të renditjes, ndërsa tani ka në dorë trofeun më të rëndësishëm të futbollit anglez.

Pas fitores në sfidën direkte të së dielës, “Cityzens” plotësuan rokadën me suksesin1-0 në transfertën e Burnley.



Goli i shpejtë I Haaland që në minutën e pestë vendosi fatin e sfidës dhe ngjitjen e Manchester City në vendin e parë të klasifikimit. Skuadra e Guardiola ka 70 pikë, po aq sa Arsenal. Edhe golaverazhi mes dy ekipeve është i njëjtë, plus 37, por diferencën e bëjnë ndeshjet direkte, ku në këtë sezon City barazoi sfidën e parë në Londër dhe fitoi 2-1 të dytën në shtëpi.

Në këtë mënyrë, titulli kampion në Premier League, deri në fund mund të vendoset në një garë në distancë golash mes dy rivaëve të mëdhenj.

Nëse Manchester City ka në dorë trofeun, humbja ndaj kryesuesëve të rinj të kampionatit anglez ka vulosur fatin e Burnley dhe Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 82-të, por nuk mundi të bëjë asgjë për skuadrën e tij, e cila ka zbritur zyrtarisht në Championship, ose kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!