Janë mbyllur dy sfidat e orës 18:30 në Premier League, ku në fushë zbritën Tottenham i Jose Mourinhos dhe Leicester City. Të besuarit e strategut portugez nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim 2-2 në transfertë përballë Norwich.
Madje, duhej një penallti e shndërruar në gol nga Harry Kane që “Gjelat” të mos mposhteshin.
Leicester City vazhdon të konfirmohet forcë e dytë në Premier League dhe pas humbjes turpëruese 0-4 ndaj Liverpool, janë rikthyer te fitorja. “Dhelprat” kanë mposhtur 1-2 ekipin e West Ham, që duket në krizë rezultatesh.
Me këtë fitore, Leicester ngjitet në kuotën e 42 pikëve, plot 10 pikë më pak se Liverpooli kryesues, pavarësisht se ka dy ndeshje më shumë./abcnews.al