Vazhdon në ditën e tretë djegia në landfillin e Bushatit. Forcat e shumta të angazhuara për të shuar zjarrin kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe moslejimin e përhapjes në pjesën tjetër të landfillit.
Reshjet e shiut gjatë natës dhe paradites së sotme kanë ndikuar pozitivisht në uljen e intensitetit të flakëve në landfill dhe kanë ndihmuar forcat zjarrfikëse dhe punonjësit në punën e tyre.
Aktualisht po punohet edhe me hedhje dherash me qëllim shuarjen e flakëve.
Janë mbi 20 forca të angazhuara nga Vau i Dejës, Shkodra dhe Lezha që po punojnë në shuarjen e plotë të flakëve./abcnews.al


