Prej vitesh, Anglia ka pasur disa nga sulmuesit më të mirë në botë, me Alan Shearer, Wayne Rooney, Michael Oëen e shumë të tjerë. Edhe vitet e fundit, në ishullin britanik kanë dalë në skenë sulmues shumë cilësor, me kryesorin që është padiskutim Harry Kane.
Sulmuesi po luan prej disa sezonesh me skuadrën e Tottenham dhe për çdo vit, është favoriti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në Premier League. Kapiteni i Anglisë është edhe sot në formacionin titullar të “Gjelave”, në një sfidë jubilare për të. Kane luan ndeshjen e 200-të me Tottenhamin.
Ndërsa sulmuesi tjetër anglez, Andy Carroll, vendosi një rekord në takimin kundër Everton. Ai fitoi plot 24 duele ajrore, më shumë se kushdo tjetër në historinë e Premier League. Gjigant!/abcnews.al
Congratulations to Harry Kane, who makes his 200th Premier League appearance this evening! ? pic.twitter.com/lxjsduu7YO
— Goal (@goal) December 28, 2019